AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Gjergj Xhuvanit, presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 56-vjeçare, regjizori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani.

Ndërkaq presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllimet e tij për artistin e njohur.

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit! Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre! Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë. I përjetshëm kujtimi i Tij!”-
shkruan Meta.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte për filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *