Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndarja nga jeta e themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Z. Kasem Hysenbelli, homazhet e lamtumirës mbahen pranë banesës së tij

Sot është një ditë zie për Fax News dhe për botën e medias. Mes dhimbjes do ti jepet lamtumira e fundit, themeluesit dhe presidentit të Fax News, z. Kasem Hysenbelli, i cili u nda nga jeta parakohë, në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve shëndetësore nga Covid-19, në një spital në Turqi.

Ceremonia mortore për përcjellen në banesën e fundit, do të kryhet pranë familjes së tij, në orën 9:00, pranë pallatit ku ai banonte në “Kompleksin Prestigj”, rruga Panorama, ndërkohë që varrimi do të bëhet në “Sharrë” në orën 11:00, ku miq dhe të njohur pritet që ti japin duartrokitjen e fundit.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe ëebit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa një ditë më parë ishte dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 564 votes
    564 votes 4%
    564 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13589
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.