Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas lajmit për largimin nga jeta të politikanit të njohur shqiptar Bashkim Fino.
Përmes një postimi, ambasada amerikane i shpreh ngushëllime familjarëve, ndërsa shkruan se Fino do të kujtohet për udhëheqjen në moshë të re në vitin e vështirë të 1997-ës.
Postimi i plotë:
?? | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe.
?? | The U.S. Embassy extends its sincere condolences to the family, friends, and colleagues of Mr. Bashkim Fino who passed away prematurely today. Mr. Fino will be remembered for his leadership, at a very young age, of Albania’s National Reconciliation Government during the difficult year 1997 as well as for his contributions to the lawmaking process during his extensive political career. May he rest in peace.
Kujtojmë se deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
|(R.G/Faxweb.al)