Dy agjensitë e njohura greke dhe italiane, Protothema dhe ANSA kanë shkruar ditën e sotme për ndarjen para kohe nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.
Mediat fqinje e vlerësojnë ish-politikanin shqiptar si nëj person me mjaft kontribute në Shqipëri, për karrierën e gjatë që ai pati në fushën e politikës shqiptare.
“Covid: Shqipëria, ish-kryeministri Fino vdes
Ish-Kryeministri shqiptar Bashkim Fino vdiq sot, në moshën 59 vjeç, në një spital në Tiranë, ku ishte shtruar për disa javë pas infektimit me koronavirus.
Fino drejtoi vendin në 1997, në një moment delikat, kur shembja e piramidave financiare shkaktoi një revoltë të armatosur kundër pushtetit të presidentit të atëhershëm Sali Berisha.
Emërimi i tij si kryetar i qeverisë së Pajtimit Kombëtar u pasua me mbërritjen në Shqipëri të misionit ushtarak shumëkombësh “Alba”, të udhëhequr nga Italia.
Në vitet në vijim, Fino mbajti poste të tjera të rëndësishme, nga zv-kryeministri në ministër e në drejtues të niveleve të ndryshëm tek socialistë deri në 2005 dhe më pas vazhdoi karrierën e tij parlamentare deri më sot. Partia socialiste e Kryeministrit Edi Rama fillimisht njoftoi të pezullojë të gjitha aktivitetet elektorale, në funksion të politikave të 25 Prillit të ardhshëm, ndërsa më pas shpalli ditën e zisë për sot,” shkruan ANSA.
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino ka bërë bujë edhe në vendin e fqinjës, në Greqi. Mediat më prestigjoze të vendit, pasi “Protothema” ka bërë një artikull ndarje të tij nga jeta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Sipas mediave shqiptare, ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të mëngjesit të hënës disa ditë pasi ishte shtruar në spital. Bashkim Fino në vitin 1992 dhe zgjodh kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, një pozicion që mbahet deri në vitin 1996. Më pas, Fino mbaj postin e kryeministrit nga marsi deri në korrik 1997, ”- shkruan Protothema ndër të tjera.
Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të henë në moshën 59 vjeccare, pasi nuk mundi dot të fitojë betejën me Covid-19. Vdekja e tij bashkoi politikën shqiptare, teksa ngushëllime kanë shprehur pothuajse të gjitha figurat politike, duke filluar nga ish-kryeministri Berisha, kreu i PD-së Basha, Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe sigurisht të gjithë socialistët.
(E.H/Faxweb.al)