Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

‘Ndarja’ e tyre bëri xhiron e rrjetit/ Çfarë po ndodh realisht në marrëdhënien mes Jenifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ndarja e mundshme mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këto ditë. Pavarësisht se disa ditë më parë u raporta se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 4 vitesh, burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra.

“Ata kaluan disa ditë të shkëlqyera në Republikën Dominikane. Ata vazhdojnë të punojnë përmes gjërave. Kjo është status quo-ja tani. Ata janë bashkë”, tha një burim për “Page Six”.

Alex Rodriguez u nis më pas drejt vendit ku po qëndron ylli i muzikës.

 “Çfarëdo që të ketë ndodhur të Premten, që prej natës kur kanë folur, kanë parë njëri-tjetrin dhe po punojnë – nga sot ata janë së bashku. Këtu janë ata sot. Pavarësisht përplasjes, ata vendosën që do të provojnë të jenë sërish bashkë”, tha një burim i njohur me çiftin për “Page Six”.

Kujtomë se pak ditë më parë, Alex ka udhëtuar së fundmi drejt Republikës Domenikane për t’u bashkuar me Jennifer.

“Alex fluturoi në Republikën Domenikane dje. Jennifer ishte shumë shumë e lumtur që e pa atë atje. Ata po përpiqen vërtetë që të zgjidhin gjërat mes tyre. Ishte një ribashkim i lumtur”, ka thënë një burim shumë i afërt i Lopez për “People”.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Rodriguez, i cili publikoi ditën e sotme një video nga udhëtimi i tij.

“E hënë e lumtur. Javë e re. Ditë e re”, shkroi ai përkrah njërit prej postimeve duke etiketuar edhe Jennifer Lopez.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.