Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ndani rrethanat e sakta dhe bazën ligjore”, eurodeputetja i kërkon llogari Shqipërisë për ekstradimin e Harun Çelik

Ekstradimi i mësuesit turk, Harun Çelik ka tërhequr vëmendjen e eurodeputetëve. Një prej tyre, Ramona Strugariu i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ku i kërkon sqarime se në çfarë rrethanash u krye ekstradimi i tij.

Në një postim në “Twitter”, Strugariu ka publikuar letrën e nisur për Ballën, ndërsa kërkon që edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ambasadorja Suela Janina të japin detaje mbi këtë ngjarje.

Ndërkaq, në letër ajo i kërkon Ballës të dijë se mbi ç’bazë ligjore është kryer ekstradimi i Harun Çelik.

“Ju lutemi ndani me ne rrethanat e sakta dhe bazën ligjore nën të cilën ka qenë ky operacion i kryer, veçanërisht pasi autoritetet shqiptare këmbëngulin se gjithçka ishte bërë në përputhje me procedurat normale për dëbimin e një shtetasi të huaj.

Ne gjithashtu do të dëshironim të kërkojmë sqarime të mëtejshme në lidhje me procedurën e azilit që kishte filluar Z. Çelik, nëse kërkesa e tij ishte përpunuar nga autoritetet shqiptare në kohën e dëbimit të tij dhe hapat e ndjekur në këtë procedurë.

Së dyti, ne do të dëshironim të pyesnim nëse autoritetet turke kishin filluar formalitetet për ekstradimin, nëse një gjykatë shqiptare kishte vlerësuar këtë kërkesë. Do të donim të rikujtonim që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikoi Konventën e Këshillit të Evropës për Ekstradimin, e cila sipas nenit 3, ndalon çdo formë të ekstradimit me bazë politike”, thuhet midis të tjerash në letrën e Ramona Strugariu për Taulant Ballën.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *