Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndalohet kamioni plot me drogë në Qafë Thanë, u zbulua nga dogana shqiptare

Një kamion me drogë është kapur gjatë kontrollit të ushtruar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Burime për “Shuplaka” bëjnë të ditur se mjeti ku fshihej lënda narkotike është ndaluar nga dogana shqiptare pas kontrollit të ushtruar në të. Mjeti u zgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në skaner, ku pas skanimit u shfaqën dyshime se kishte lëndë narkotike.

Nga informacionet e deritanishme, bëhet me dije se droga u gjet e fshehur në takot (baletat) e kamionit. Mjeti është transportuar në drejtorinë e Policisë Korçë, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e çdo kutie me lëndë narkotike. Kamioni me targa maqedonase ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hollandën.

Pas kontrollit të ushtruar është vënë menjëherë në pranga drejtuesi i mjetit, shtetasi maqedonas Nikola Damcheski 40 vjeç. Ende nuk ka informacion mbi sasinë e drogës së sekuestruar. (XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *