Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ndalohet ish-presidenti, i gjendet çanta plot me para: Nuk janë të miat, kam udhëtuar mbi 400 herë…

Ish-presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya deklaroi se u ndalua në mënyrë të padrejtë ditën e premte në aeroportin ndërkombëtar të Toncontin, pasi në bagazhe iu gjetën 18 mijë dollarë, për të cilat thotë se nuk ishin të tijat.

“Unë nuk e di origjinën e atyre parave. Është e dukshme se dikush i ka vendosur ato në valixhet e mia. Unë kam udhëtuar mbi 400 herë dhe e di se nuk është e lejuar të transportosh një sasi aq të madhe parash. Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush i vendosi paratë aty”, tha Zelaya në media.

Më herët ish presidenti zbuloi në rrjetet sociale se u ndalua në zyrën e emigracionit në aeroportin e Toncontin pas kontrollit të valixheve, por shton se nuk u arrestua.

Zelaya, i cili udhëhoqi Hondurasin nga viti 2006 në 2009 ishte një nga aleatët kryesorë të Hugo Chavez në Venezuelë. Ai u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti në qershor 2009 ndërsa po përgatitej të mbante një referendum mbi rizgjedhjen presidenciale, për të cilin kundërshtarët e tij thanë se ishte një hile për të qëndruar në pushtet.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *