Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka denoncuar faktin se një prej autobusave që është duke ardhur në Tiranë nga Lezha, është ndaluar nga ana e policisë në hyrje të Tiranës. Deputetja pretendon se ndalimi i autobusit është bërë me qëllim për të ushtruar presion ndaj qytetarëve.
Reagimi i Metaliajt:
Ndalohet autobuzi i pare me protestues nga Lezha ne hyrje te Tiranes. Forcat e policise ndalojne protestuesit per tu bere presion. Askush dhe asgje nuk i ndal dot!
Sipas PD-së drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit:
Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë
(E.K/FAXWEB.AL)