Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiptarët shpenzonin të paktën 20 mijë dollarë/ Turqia ‘mbyll’ dyert, ndalohen çarterat me të huaj për tu kuruar nga Covidi. Ja për kë do ruhen shtretërit

Çarterat me pacientët në gjendje të rëndë nga koronavirusi kanë mbushur spitalet e Turqisë. Mes shteteve që dërgonin më shumë pacientë me urgjencë për tu kuruar në spitalet turke ishin Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe Shqipëria, por tani Turqia ka vendosur që të mos pranojë të tjerë.

Deri në një urdhër të dytë, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, ndalohet sjellja e pacientëve me Covid në Turqi me aeroplan privat. Nëse ky urdhër nuk respektohet nga kompanitë dhe spitalet, qeveria do të vendosë sanksione për bizneset përkatëse.

Urdhri i ministrisë është shpërndarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Turk dhe në të gjitha kompanitë ajrore që mundësojnë fluturimet drejt Turqisë.

Sipas gazetës turke Sozcu, vendimi i qeverisë erdhi pas një artikulli të publikuar në këtë media për numrin e lartë të pacientëve me Covid që po vijnë në Turqi duke zënë shtretërit, që mund të përdoreshin nga turqit.

Qytetarët shpenzonin të paktën 20 mijë dollarë për tu kuruar në në Turqi.

Shumë vende, veçanërisht Evropa, po vendosin në zbatim shumë aplikime serioze, përfshirë mbylljen e plotë. Disa vende madje mbyllën hyrjen e njerëzve të shëndetshëm në vendet e tyre.  (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *