Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ndalo dhe shpëto!”, nxënësit në Rrëshen dalin në rrugën ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima. Apeli për drejtuesit e mjeteve (FOTO)

“Ndalo dhe shpëto! Respekto sinjalistikën rrugore. Udhëtoni me kujdes”, janë disa prej këshillave që japin nxënësit në aksin rrugor Milot-Morinë, ku ndodhi aksidenti tragjik që mori jetën e katër anëtarëve të një familje nga Kosova.

Ata janë nxënës të Shkollës Profesionale Rrëshen dhe kanë dalë me pankarta në duar duke bërë apelin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkelin sinjalistikën rrugore dhe më pas ndodhin ngjarjet e rënda.

Ngjarja e trishtë ndodhi 6 ditë më parë, ku automjeti tip tip “Citroen”, me të cilën po lëviznin nga Kosova drejt Shqipërisë, u përplas me një kamion si pasojë e parakalimit të gabuar.

Viktimat janë Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe një i afërm i tyre 11 vjeçar, Klejdi Koci. Vajza e vetme e mbijetuar nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila mori trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.

(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *