Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndalimi i gazetarëve në Komisione, BE ‘fshikullon’ Kuvendin: Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me median

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka kritikuar Parlamentin për miratimin që i bëri Byroja rregullave të reja të cilat ndalojnë gazetarët të jenë të pranishëm në komisionet parlamentare.

Ditën e sotme, Kuvendi në reagimin e tij zyrtar deklaronte se këto rregulla janë miratuar në përputhje me standardet më të mira europiane.

Mirëpo, Delegacioni i BE-së në vendin tonë thotë se i vjen keq që këto rregulla të reja janë miratuar nga parlamenti pa u konsultuar më parë me median.

Delegacioni sqaron po ashtu se këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s (Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit).

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e Plenarit dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale.

Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014″, shkruan Delegacioni.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.