Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndahet papritur nga jeta kandidatja për deputete e PD-së, bashkëshortja e trajnerit të njohur të futbollit

Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme aktivistja dhe njëherësh kandidatja për deputete në radhët e Partisë Demokratike në Lushnje Ardita Gjyla. Kjo është një humbje e parakohshme për të gjithë komunitetin e Lushnjes, ndërkohë që Gjyla ishte dhe bashkëshortja e trajnerit të skuadrës së futbollit të qytetit, Ilir Gjyla.

Në një postim në rrjetet sociale, Partia Demokratike e Lushnjes thotë se Gjyla ishte shembulli model i angazhimit të gruas në jetën aktive, dhe në shqetësimet e qytetit. Në të kaluarën Ardita Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë, ndërsa ka edukuar breza me radhë si mësuese.

Postimi i plotë i PD-së në Lushnje:

Lamtumire Ardita Gjyla! Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj.

Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.

Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje. PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje.

(E.K/Faxweb.al)

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *