AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, në moshën 56-vjeçare.

Pas një arresti kardiak, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte pwr filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Regjisor

Skenarist

Producent

Aktor

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *