Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta pas betejes me sëmundje e rëndë mjekja Ina Thereska, në moshën 41-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 41 vjeçare, pas betejës me një semundje te rende, doktoresha stomatologe Ina Thereska – Lala, e cila së fundmi mbante post drejtues në Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Lajmin e ka bërë të ditur miq dhe kolëgë të 41-vjeçares në rrjetet sociale.

Te dashur miq!

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas nje
semundje te rende të Dr. Ina Thereska – Lala.

Dr. Ina Thereska – Lala lindi më 18 Nëntor 1978. Studimet e mesme I kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga viti 1993 – 1997 me rezultate te shkelqyera, më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e
Mjekësise, dega Stomatologji ku dhe u diplomua me rezultate shumë të larta në vitin 2003. Pas perfundimit të studimeve, punoi si mjeke pranë këtij fakulteti dhe ne vijim si pedagoge e jashtme për 10 vjet.
Nga viti 2007 – 2019, ka punuar në pozicion drejtues pranë Agjensisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Largimi nga jeta i te ndjeres Ina le pas një humbje të madhe për familjen, kolegët, studentët, pacientët dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin ta njohë.
Percjellim ngushellimet me te sinqerta bashkeshortin, dr Dariel Thereska si dhe per te gjithe familjaret e te afermit dhe ju njoftojme se homazhet mbahen ditën e Dielë, datë 25 Gusht ora 10.00, pranë Internacional Events
House, Rr. Kajo Karafili, pas ish Lidhjes së Shkrimtarëve. Percjellja per ne banesen e fundit bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës.

I paharruar qofte perjetesisht kujtimi i saj!

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.