Ylli i Harry Potter dhe “Darkës së Premte” Paul Ritter ka ndërruar jetën mbrëmjen e të hënës, në moshën 54- vjecare nga tumori në tru.
Në deklaratën e shpërndarë pohohet se: “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta e Paul Ritter. Ai vdiq i qetë në shtëpi me gruan Polly dhe djemtë e tij Frank dhe Noah në krah të tij”.
Ritter ishte i njohur më së shumti për rolin e patriarkut të familjes Martin Goodman në komedinë “Darka e Mbrëmjes” në Channel 4.
Në karrierën e tij televizive, Ritter gjithashtu luajti në Henry IV, pjesa II si pjesë e serisë The Holloë Crown të Sam Mendes, në dramën BBC The Game.
Në ekranin e madh, Ritter u shfaq në Harry Potter dhe Prince of Half-Blood 2009 si Eldred Worple.