Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare njeriu më i shkurtër në botë!

Burri me i shkurtër në botë nuk ka arritur të jetojë më shumë se 27 vite.

Nepalezi Khagendra Thapa Magar, i cili ishte vetëm 67.08 centimetra i gjatë, vdiq prej komplikacioneve nga pneumonia.

“ Kishte kohë që hynte e dilte nga spitali, por këtë radhë, i ishte prekur dhe zemra. Nuk ia doli dot”, tha i vëllai për AFP-në.

Magar u shpall për herë të parë në 2010-tën si burri më i shkurtër në botë, pak pas ditëlindjes së tij të 18-të. Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij.

“Kur lindi, ishte aq i vogël sa mund ta mbaje në pëllëmbën e dorës. Ishte shumë e vështirë ta laje, sepse ishte aq i vogël”, thotë i ati Roop Bahadur.

Si mbajtës i rekordit Guinness për burrin më të shkurtër në botë që mund të ecë, 27-vjeçari udhëtoi në më shumë se një duzinë vendesh nëpër botë e është thirrur në mjaft programe televizive në Europë e Shtetet e Bashkuara.

“Na erdhi tmerrësisht keq kur mësuam se Khagendra nuk është më me ne”, tha Craig Glenday, kryeredaktor i rekordeve botërore Guinness.

“Jeta mund të jetë shumë sfiduese kur je vetëm 6 kilogramë, dhe nuk e gjen dot vendin tënd në një botë të ndërtuar për njerëz me të tjera përmasa. Por Khagendra padyshim nuk e la trupin e tij të vogël që ta pengonte për të pasur një jetë të mirë”, ka shtuar ai.

Magar ishte kthyer në fytyrën zyrtare të fushatës nepaleze të turizmit, që e përshkruante si njeriun më të vogël në botë me shtëpinë në majën më të lartë të globit, në malin Everest.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *