Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-zëvendësministri Sokol Baraj. Bëhet e ditur se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.
I lindur në Tiranë më 5 gusht 1963, gjatë jetës së tij, ai ka mbajtur jo pak poste të rëndësishme drejtuesish. Në vitin 1990, ai ka qenmë drejtues i Komisariatit të qytetit të Kavajës.
Në 1997-ën, ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe zv/ministër. Sokol Baraj ishte në krye të policisë në kohë të vështira të saj, duke marrë në konsideratë trazirat e ’97-ës.
Sokol Baraj mori detyrën në një situatë të vështirë për Policinë, e cila në pjesën më të madhe nuk ishte në shërbim, por po rimëkëmbe. Në drejtimin e tij, u shkatërruan bandat në të gjithë vendin.
Në shkurt të vitit 2000, ai u caktua drejtor i Përgjithshëm në SHIK për t’u liruar nga jo detyrë në vitin 2003. Nga viti 2000-2005 ka qenë këshilltar i kryeministrit. Pas lirimit nga kjo detyrë, ai iu përkushtua mësimdhënies në Akademinë e Policisë.
(XH.A/SHUPLAKA)