Një 45-vjeçar ka denoncuar në polici babanë dhe vëllain e ish të fejuarës, pasi pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga ata. Sipas tij ai është kërcënuar edhe me vjdekje nga ish-vjerri dhe ish-kuanti i tij.
Kjo ngjarje është kallëzuar dy ditë më parë në Komisariatin e Rrogozhinës, nga 45-vjeçari me iniciale B.D, shkuan një portal online. Burimet thanë se menjëherë pasi i është marrë deklarim të dëmtuarit, është regjistruar procedim penal në ngarkim të dy të dyshuarve, 61-vjeçarit me iniciale S.M. e 28-vjeçarin me iniciale M.M, babë e bir të cilët më pas janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia.
Sipas pretendimeve të 45-vjeçarit, ai ka qenë i fejuar për 6 muaj me vajzën e 61-vjeçarit nga e cila është ndarë dy muaj më parë edhe me marrëveshjen e saj. Por ky fakt nuk është pranuar nga familjarët e vajzës 32- vjeçares të cilët vazhdimisht i kanë kërkuar atij dhe së bijës që të martoheshin dhe të mos e diskutonin më çështjen e ndarjes.
Sipas 45-vjeçarit ish-kuanit dhe ish-vjehrri herë pas here e marrin në telefon dhe e kërcënojnë duke i thënë se do ta vrasin, në rast se nuk martohet me vajzën.
Njëkohësisht ai i ka kërkuar policisë që të zbardhen tabulatet telefonike, pasi të gjitha bisedat do t’i vërtetojnë pohimet e tij, të cilat janë mohuar nga ana e dy të dyshuarve. (J.V/Shuplaka)