Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati me trupën e mjekëve të trajnuar”, NATO nxjerr blof Ramën: Ende nuk ka përfunduar ndërtimin

Kryeministri Edi Rama inaguroi spitalin Covid 3 që në muajin Qershor dhe po sot deklaroi me të madhe duke e ripërsëritur disa here se: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë Gati! Gati së bashku me personelin mjekësor!

Por NATO duket se ka informacione të tjera. Në shkrimin dedikuar dhurimit të 60 ventilatorëve për pacientët në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit, thotë se do të shërbejnë për Infektivin, Shefqet Ndroqin dhe për Covid 3.

Për spitalin e fundit shkruhet se është duke përfunduar ndërtimi për tu bërë gati për të trajtuar pacientët e infektuar.

“Ventilatorët do të shërbejnë për pacientët në nevojë urgjente në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, si dhe në Spitalin COVID 3, i cili aktualisht po përfundon ndërtimin”, shkruhet në njoftimin e NATO.

Por rreth një javë më parë, Rama deklaroi publikisht në një emision televiziv se spitali Covid 3 është gati, madje edhe Covid 4.

“Unë nuk numëroj miliona në televizor, shoh disbursimet konkrete. Deklaroi dhe Serbia një shifër të madhe, por cfarë i ka shkuar në xhep qytetarëve është tjetër. Sa i përket spitaleve Covid, shko tek 3 dhe 4 e shih a janë gati. Sa i përket mjekëve, është e gjithë trupa e gatshme e ngritur, e trajnuar. Kur të vijë koha, do futen. Shqipëria nuk është as më shumë as më pak e përgatitur”, i tha Rama një gazetari.

Mbetet ende e paqartë nëse spitalet Covid 3 dhe 4 kanë përfunduar punimet dhe janë gati për pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor apo po punohet ende.

Spitali Covid 3 do të përshtatet në godinë brenda QSUT, ndërsa Covid 4 do të përshatet në godinën e një ish-Universiteti privat që do të vihet në funksion të situatës për përballimin e të prekurve nga koronavirusi në autostradë. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *