Policia gjermane ka arrestuar një efektiv i cili dyshohet për një seri vjedhjesh.
Polici i arrestuar rreth 30-vjeç, dyshohet se ka kryer disa krime në provincën e Bavarisë, së bashku me një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.
Ish-polici, dyshohet se ka vjedhur me forcë një telefon celular më 14 janar, e më pas e ka ofruar atë për shitje në internet me një çmim më të lirë sesa tregu.
Po atë mbrëmje, ata grabitën një makinë nga një person në Sëifurt.
Ditën pasuese, 30-vjeçari dhe miku i tij depërtuan në dritaren e një dyqani argjendarësh në Bamberg dhe grabitën bizhuteri me vlerë më shumë se 100 mijë euro.