Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Nënkryetari i UÇK-së shpërthen në Hagë: Faqezitë tanë deputetë na kanë sjellë këtu, e keni thy Kushtetutën e Kosovës dhe çdo ligj njerëzor

Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj para gjyqtarit të procedurës paraprake ka thënë se mandati i Tribualit Special ka skaduar.

Haradinaj ka thënë se nuk është sjellë në mënyrë të keqe në Hagë, por, që ka thënë se ka përfundimet e tij për atë që ka ndodhur.

“Nuk janë sjellë keq, me përjashtim që unë nuk e arsyetoj këtë dhe nëse më lejohet me fol unë kam disa konkluzione të mia”, ka thënë Haradinaj. Nënkryetari i veteranëve, Specialen e ka quajtur të uzurpuar, duke thënë se nuk e njeh mandatin e saj.

“Na keni ozurpu, mundeni me zurpu, nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk e kam njotë, jeni me afat të skanduar”, thotë ai, duke shtuar se në këtë situatë veteranët i kanë sjellë politikanët që votuan Specialen.

“Që 15 vjet keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, faqezitë tanë deputet për rroga të veta e kanë sjellë popullin këtu. Jam padrejtësisht këtu, e keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy cdo ligj njerëzor”, tha Haradinaj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *