Kryetari i zyrës së NASA-s për fluturimin hapësinor të njerëzve dha dorëheqjen ditën e djeshme, teksa astronautët përgatiteshin për ngritjen e tyre të parë në një dekadë nga toka amerikane.
Douglas Loverro, administrator i asociuar për eksplorimin human dhe direktoratin e misioneve, ishte në detyrë për vetëm 7 muaj, duke qenë një nga drejtuesit më jetëshkurtër në këtë post.
Loverro tha se ai po e linte NASA-n me ‘një zemër shumë të rënduar’, pasi bëri një gabim të paspecifikuar gjatë detyrës së tij afatshkurtër, u mor vesh nga një letër për stafin e agjencisë hapësinore.
Anëtarët e kongresit u álarmuan nga ky largim i papritur dhe ndikimin që ai mund të ketë në udhëtimin e planifikuar për të mërkurën tjetër të dy astronautëve në bordin e kapsulës SpaceX Crew Dragon.