Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Nami’ me infektime në institucionet e Beratit, mjekë, policë, mësues, edukatore rezultojnë me Covid. Konfirmohen 50 raste të reja për 24-orë

Situata e pandemisë në qarkun e Beratit vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se në rang qarku përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv në radhët e bluzave të bardha: 1 infermier i kabinetit të neurologjisë; 1 mjek oksigjenist; 1 infermier në Repartin e Urgjencës; 1 infermier në Poliklinikën e Specialiteteve; 1 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Institucionet arsimore janë një sektor tjetër mjaft i goditur nga Covid në qarkun e Beratit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë pozitiv: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”; 1 mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”; 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare  “Josif Prifti”; 2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, si dhe 2 edukatore në Kopshtin “Çlirim 1”.

Pozitiv kanë rezultuar gjithashtu edhe 1 punonjës në bashkinë Berat, 3 policë, sekretarja e Prokurorisë, 1 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, 1 polic në Burgun e Beratit, 1 punonjën në zyrat e OSHE-së, 1 punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime, 1 punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare, 2 punonjës në filialin e Albtelekomit, 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”, 1 polic beratas që punon në DPV Fier dhe 1 kambist.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 795 raste pozitive 50 prej të cilave janë në Berat

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *