Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Nami’ gjatë natës në Durrës, shoqërohen 17 punonjës të Kadastrës

17 punonjës të Kadastrës së Durrësit janë shoqëruar gjatë natës nga ana e policisë në qytetin bregdetar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se shoqërimi i tyre është kryer me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, dhe derimë tani nuk ka asnjë urdhër-arresti.

Mësohet se punonjësit e Kadastrës do të pyeten lidhur me dosjen e pronave në Gjirin e Lalzit, për të cilat më herët u bë dhe arrestimi i drejtorit Liridon Pula, i cili u lirua më vonë nga ana e Gjykatës së Apelit. (Lexo edhe ketu lajmin) 

Gjithashtu edhe nën drejtori Arben Isaku dhe nëdrejtoresha tjetër Lusiena Kola u arrestuan për t’u lënë më vonë të lirë nga gjykata.

Të tre zyrtarët u akuzuan nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Pas arrestimit të Pulës, ndodhi dhe sulmi i paprecedentë i kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësit të tij Erion Bracce në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, që sipas tyre ishte i lidhur me grupe kriminale në qytetin e Durrësit.

Por pavarësisht sulmeve frontale të ndërmarra nga qeveria, prokurori Ndoja nuk ka ndërmarrë asnjë hap pas nga çështja, ku tashmë hetimet janë zgjeruar dhe në radhët e punonjësve të tjerë të Kadastrës.

Mbetet për t’u parë si do të vijojë çështja, ndërsa sulmet e Ramës dhe të Braçes u dënuan dhe nga sindikata e gjyqtarëve, të cilët i cilësuan drejtuesit e qeverisë në tejkalim të kompetencave të tyre.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *