Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo tha se lajmi se transmetueshmëria e kóronavirusit ulet gjatë verës, është i rrémë.
Në emisionin “Open”, Çomo u shpreh se gjatë verës, përkundrazi gjendja shëndetësorë agrávohet më tej, për shkak të temperaturave të larta. Ndërkohë, duke u ndalur tek zërat skeptikë, që nuk besojnë se Cóvid-19 nuk ekziston, ajo u shpreh se të tillë ka pasur edhe mes mjekësh në QSUT
“Fáke news, është një sëmundje e re dhe dihet shumë pak. Nuk ulet transmetueshmëria e vírusit gjatë stinës së verës. Besoj se popullata e ka perceptuar gabim mbarimin e Cóvid, madje ka pasur edhe njerëz skeptikë që nuk ekziston Cóvid, unë e kam parë edhe mes kolegëve në QSUT. Nuk kanë besuar që është një realitet dhe nëse nuk e beson personeli mjekësor, nuk mund të kërkosh edhe tek popullata. Temperaturat e larta e rendojnë gjendjen shëndetësore e bën më të agravuar”, tha Çomo.