Ata kanë më shumë se 20 vite martesë, ndërsa shpesh tregojnë për vitet e lumtura që kanë përjetuar gjatë këtyre viteve, nga kjo martesë ata kanë edhe një djalë, por me sa duket midis çiftit paksa në moshë, Naim Abazi dhe Mihrije Braha nuk qenka shuar as “shkëndija” e tërheqjes seksuale.
Në një intervistë për Express Rozë, ku u pyet se cila ngjyrë e të brendshmeve të Mihrijes i pëlqen atij më se shumti, Naimi ka dhënë një përgjigje tejet interesante.
“Ngjyra e lëkurës, a e dinë që mos me pas hiç”, ka thënë ai.
Gjithsesi, Mihrija shpesh është komentuar për pamjen e saj, ndërsa ka nga ata që dyshojnë se Mihrija ka bërë ndërhyrje kirurgjike, gjë që këngëtarja e ka mohuar gjithmonë.
Por çifti, nuk ka shumë vite diferencë. Naimi ka lindur në dhjetor të vitit 1963 ndërsa këtë vit ai feston ditëlindjen e 53, ndërsa Mihrija është vetëm katër vite më e re se bashkëshorti i saj, ajo në nëtor të këtij viti feston ditëlindjen e 49-të, sic raportohet në mediat kosovare.