Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë, ndërkohë që gjendja e tyre sa vjen dhe rëndohet, janë të pashpresa për tiu dhënë një zgjidhje nga ana e qeverisë.
“Jemi shumë keq, po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama”, thonë naftëtaret.
Ato mbeten të vendosura për të vazhduar grevën, duke paralajmëruar se nga aty dalin vetëm të vdêkura në rast se nuk marrin një zgjidhje nga shteti. Disa prej tyre shprehen se të hënë në grevë do të marrin dhe fëmijët. pasi nuk iu ka mbetur asnjë rrugë tjetër për të ngritur zërin për kërkesat e tyre.
“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu të hënën! Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë, që këtu dalim vetëm të vdêkura, pasi nuk mund të shkojmë dot në shtëpi, ku nuk kemi bukë për tiu dhënë fëmijëve”, shprehen ato.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të ndërpresin grevë dhe të ulen në dialog me të. Ndërkohë që kreu i qeverisë bën presion, gratë naftëtare thonë se nuk do ta ndërpresin grevën, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore tashmë është mjaft e rënduar.
(E.K/Faxweb.al)