Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Na u thye zemra kur mësuam se…”, Presidenti Biden lëshon deklaratën e ndjerë për ngjarjen tragjike në Kapitol Hill, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër

Presidenti amerikan Joe Biden ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin e sotëm të dhunshëm në Kapitolin e SHBA që rezultoi në vdekjen e Oficerit Ëilliam Evens dhe la të plagosur një tjetër oficer policie të Kapitolit të SHBA.

Sipas presidentit Biden, kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për Kapitolin, për personat e punësuar aty dhe për ata që e mbrojnë atë.

“Mua dhe Xhilit na u thyen zemrat kur mësuam për sulmin e dhunshëm në një pikë kontrolli sigurie në territorin e Kapitolit të SHBA, i cili vrau oficerin Ëilliam Evans të Policisë së Kapitolit të SH.B.A.-së dhe la një koleg të tij të luftojë për jetën. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta familjes së Oficerit Evans, dhe të gjithë jemi të pikëlluar për humbjen e tij. Ne e dimë se sa e vështirë ka qenë kjo për Kapitolin, të gjithë ata që punojnë atje dhe ata që e mbrojnë atë.

Unë kam marrë njoftime të vazhdueshme nga Këshilltari im i Sigurisë Kombëtare dhe do të marr përditësime të mëtejshme ndërsa hetimi vazhdon.

Unë dua ta shpreh mirënjohjen e kombit për Policinë e Kapitolit, Forcën e Reagimit të Shpejtë të Gardës Kombëtare dhe të tjerët që shpejt iu përgjigjën këtij sulmi. Ndërsa vajtojmë për humbjen e një oficeri tjetër të guximshëm të Policisë së Kapitolit, unë kam urdhëruar që flamujt e Shtëpisë së Bardhë të ulen në gjysmë shtizë”, ka deklaruar Presidenti i zgjedhur, Joe Biden.

Gjatë ditës së sotme, një person sulmoi me makinë barrikadën hyrëse të Kapitol Hill duke përplasur 2 policë që gjendeshin aty. Fatkeqësisht sulmi rezultoi fatal për njërin nga policët.

Mbas ngjarjes, Kryetarja e Dhomës së Parë, Nancy Pelosi ka urdhëruar këtë të premte që flamujt të ulen në gjysmë shtizë, në nder të policit që humbi jetën ditën e sotme.

Vdekja e tij është vdekja e dytë e detyrës këtë vit për policinë e Kapitolit, i cili gjithashtu humbi një oficer gjatë sulmit të 6 janarit dhe i 7-ti në historinë e agjencisë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.