Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëShowBizTe FunditTe Gjitha

“Na trishtove të gjithëve, s’do jesh më aty”, Gent Zenelaj përlot me dedikimin e ndjerë

Aktori Gent Zenelaj i ka përlotur të gjithë me dedikimin e tij të ndjerë në rrjetet sociale.

Ai ka shprehur sot ngushëllimet e tij të thella për punonjësin e teatrit, Ermal Laze, i cili ndërrroi jetë pak orë më parë pas një sulmi të papritur ishemie.

“Pas çdo shfaqje të suksesshme…pas çdo duartrokitje të zjarrtë pas çdo shkëlqimi projektorësh qëndrojnë disa njerëz pa fjalë…njerëz që punojnë me përkushtim çdo ditë…njerëz që nuk e kalojnë kurrë fondalin por të qeshur nga xhepat e skenës marrin krenari nga suksesi i shfaqjes ndërsa ne aktorët përkulemi përpara publikut…dhe pjese dhe meritë të padiskutueshme në këtë sukses kanë edhe ata…por një nga ata sot nuk ështē më. Qofsh i parajsës Ermal.. na trishtove të gjithëve Ermal…sa trishtim që kur të hedh sytë në të djathtë të skenës s’do jetë më silueta jote aty. I buzëqeshur si gjithmonë,”- shkruan Zenelaj i trishtuar.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *