AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Na trajtojnë më keq se sirianët”, banorët e Orikumit dhe Radhimës takim me Avokatin e Popullit: Nuk na ka dëgjuar njeri!

Përfaqësues të avokatit të popullit janë takuar me banorët e Radhimës dhe Orikumit. Çështja e këtij takimi ka qenë pikërisht aksioni i IKMT i nisur prej muajit shtator në ketë zonë.

Banorët kanë prezantuar shkeljet e aksionit të nisur të IKMt-së si mungesa e konsulencës publike dhe mos prezantimi me banorët i asnje projekti për zbatim në zonë. Banorët kanë thënë para përfaqësuesit të avokatit të popullit se IKMT ka ndërhyre në objektet e tyre pa asnje lajmerim.

Sipas tyre ata ende nuk janë njohur me projektin që ju cënon pronat dhe bizneset, ndërsa dëgjesa publike sipas tyre ka qënë fars, ajo është mbajtur ditën kur banorët konfrontoheshin me Ikmt e prezent ne te ashtuquajturën dëgjesë nuk ka qene asnjë përfaqësi e banorëve.

Banorët nuk kursejnë akuzat për Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Avokati i banorëve, Armando Cakrani, parashtroi kërkesat dhe argumentat e banorëve, ndërsa kërkoi që procesi të jetë transparent, e të mos shkelet e drejta e pronës.

Pqrfaqësuesi i avokatit të popullit ka deklaruar se për situatën e këtyre banorëve do te hartohet një raport ndërsa sipas tij do të merren të gjitha masat konfort ligjit.

“Na trajtojnë më keq se sirianë”, thanë banorët e Rradhimës e Orikumit, ndërsa sqaruan se pa asnjë argument po ju skualifikohet edhe legalizimi objekteve deri në Llogora. Banorët theksojnë se do të vijojnë rezistencën për të mbrojtur pronat e tyre.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *