AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

“Na ndryshuan prioritetet”, Belinda Balluku anulon tenderin e rrugës Kardhiq-Tepelenë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku konfirmoi anulimin e tenderit për rrugën Kardhiq-Delvinë duke dhënë dhe arsyet se pse u mor ky vendim.

“Ministria ka të drejtë që t’i japë prioritet disa nga çështjeve emergjente që mund të ketë, dhe nuk ka lidhje ka fonde apo s’ka fonde. Këto janë prioritetet momentale që ka Ministria”, tha Balluku.

Loti i 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një kosto totale prej 19 milionë euro. Në buxhetin e vitit 2019, Qeveria kishte parashikuar 4.6 milionë euro për financimin e këtij aksi. Por sipas Ballukut, Ministrisë i kanë ndryshuar prioritetet.

“Po flasim për shtyrje të procesit. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha ministrja.

Kardhiq-Delvinë prej vitesh konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës. Ky aks shkurton me gati 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë dhe vetëm dy muaj më parë gjatë një inspektimi në terren vetë ministrja Balluku u shpreh e bindur së rruga do të përfundonte para afatit. Por tashmë Ministria thotë se është fokusuar në projekte të tjera me prioritare.

Klodian Tomorri, Top Channel

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *