Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve nga Gjirokastra që ta mbështesin për një mandat të tretë në 25 prill, duke qenë se sipas Ramës ‘zullumqarët’ janë akoma jashtë duarve të drejtësisë.
Nga Gjirokastra, ku mbajti takimin elektoral të radhës, Kryeministri Rama zgjodhi gjithashtu të sulmojë opozitën për të cilën tha se nuk i vjen dot përballë PS-së por është mbrapa.
“Ata që na vijnë nga mbrapa se përballë nuk i kemi. Ata që kanë pasur priviligjeni në këtë vend. Ka një fjalë të menccur që thotë të përsëritësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër do të thotë të jesh budalla. Këta kërkojnë që të kthejnë taksën e sheshtë. Janë gati për të rikthyer karakterin e tyre të dobët dhe paaftësinë e tyre në qendër të zhivillimeve të vendit. Mandati i tretë nuk është për mua personalisht. Nëse sot gjërat marrin drejtim tjetër, të gjitha përpjekjet e bëra për drejtësi të re i merr lumi. Unë e di shumë mirë që drejtësia është akoma sot një krijesë e dobët e sapo dalë nga embrioni. Padrejtësite janë akoma shumë, ndërkohë që zullumqarët janë akoma jashtë duarve të drejtësisë. Nëse kthehemi sot mbrapsht, ata do të marrin në dorë përsëridrejtësi. Ajo që ndodhi dje është treguesi që koha e rrumpallës mund të kthehet, nëse ne njerëzit e zakonshëm nuk mobilizohemi për ta bërë atë të pakthyeshme,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)