AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Na hiqni një barrë të madhe”, Veliaj-ndërtuesve: Ndërtoni nga një shtëpi në zonat rurale

Është zhvilluar pasditën e sotme mbledhja e Shtabit të Emergjencave në raportimin mbi verifikimet e situatës në terren pas tërmetit të ditës se djeshm në Bashkinë e Tiranës.

Viliaj është shprehur se ndjehet i lumtur me lajmin e hapjes së shkollave ditën  e nesërme ndërsa theksoi se fëmijët do ti rikthehen normalitetit në shkolla si dhe nuk ka nguruar të sulmojë lajmin që alarmoi qytetarët mbrëmjen e kaluar mbi një tërmet të fuqishëm që pritet të ndodhte.

“Menaxhim i jashtëzakonshëm i situatës pas rënies së tërmetit nga trukturat shtetërore dhe vendore. Në Ndroq dhe Kashar, familjet po i rikthehen normalitetit. Lajmi për paralajmërimin e tërmeteve të fuqishme para mesnatës së mbrëmshme ishte kriminal lumtur që hapen shkollat nesër. Vetëm shkolla në Allgjatë do të mbyllet përkohësisht. Fokusoheni tek ndihmat me ushqime dhe batanije për qytetarët e dëmtuar. 456 banesa janë përllogaritur si të dëmtuara pjesërisht. Ndërkohë që kërkoj nga autoritetet përgjegjëse të kthehen në terren dhetë kontaktohen të gjithë jerëzit mbi situatën”, tha Veliaj.

Ndërkohë drejtoresha e Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, bëri me dije se se nuk ka pasur dëme serioze në institucionet që ajo drejton ndërsa theksoi se dëmet janë riparuar.

“Nuk ka pasur dëme serioze në shkolla dhe çerdhe. Aty ku janë konstatuar janë riparuar dhe janë gati për nesër. Ndërsa do të ketë takime sensibilizuese me fëmijët e shkollave 9-vjeçare për të kaluar traumat post tërmet”, tha Beqiri.

Ndërkohë Arbër Mazniku tha se Pallatet Sovjetike në Kombinat nuk kanë problem strukturore përveç çarjes së mureve.

Ndërkohë duke shfrytëzuar edhe prezencën në këtë takim të sipërmarrësve që kanë të bëjnë me ndërtimtarinë, Veliaj ka kërkuar prej këtyre të fundit që të marrin përsipër secili nga një shtëpi të dëmtuar në zonat rurale.

“Duam që secili ndërtues të marri përsipër një shtëpi të dëmtuar në zonat rurale. Probleme më shumë në fshatrat Ndroq, Kashar dhe Zallher. Nëse na hiqni këtë, e kemi hequr barrën më të madhe përpara vitit të ri”, tha Veliaj.

Nga ana e tyre, ndërtuesit u shprehën se e pranojnë këtë kërkesë të kryebashkiakut si dhe theksuan se tërmetet e fundit dëshmuan cilësinë e ndërtimeve që janë bërë në kryeqytet.

“Kjo provë që kaluam, tregoi se për këto 30 vite në Tiranë është punuar shumë mirë. Kjo ishte një provë që ju bë të gjithë ndërtimit të qytetit të Tiranës. Do t’ju jemi solidarë si gjithmonë, do ju bëjmë shtëpitë siç na e kërkoni. Qytetarët të mos ndërtojnë pa projekt”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *