Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk isha pjesë e gopit… nuk njoh parukier qefli”, Myslim Murrizi: Kunatin e kam veteriner jo milioner, vjehrrin e kam të mërzitur se nuk ka shoqe deputete

Deputeti Myslim Murrizi ndonëse nuk ka përmendur emër, i është drejtuar ashpër kreut të opozitës, Lulzim Bashës ku shprehet se në 2005-2013 nuk ka qenë pjesë e gopit për të cilin sqaron se është grupi i organizuar përfitues nga pushteti.

Murrizi nuk kursen akuzat, ndërsa përmend edhe familjarët e tij duke i krahasuar me ato të Bashës, teksa reagimi ka në qendër vëllain e tij.

Reagimi i plotë:  DY FJALE PER THEMELUESIT E kopit MARS 2005, QE U SHNDERRUAN SI COPA TE GOPIT NE PUSHTETIN 2005-2013

( kopi eshte komiteti orentues i politikave, ndersa GOPI eshte grupi i organizuar perfitues nga pushteti) Se pari : Eshte shume e vertete qe Myslim Murrizi nuk ka qene asnjeher ne KOP 2005 sepse gjate pushtetit 2005-2013 nuk isha as pjese e GOPIT

Se dyti : Per kujtese te KOPISTAVE duhet tu bej me dije qe PD eshte krijuar ne 12 dhjetor 1990, pra 15 vjet para kopit, dhe themeluesit ishin shume IDEALISTE jo si tufa e GOPIT Se treti: A mund te me thote “ vipi” i KOPIT se sa vazhdojne te jene sot ne PD nga tufa e GOPIT?????????

Ndersa per shpifjet ordinere te nje spurdhjaku qe enderron si delirant se do behet nje dite burre Shteti, por qe nuk ka by…. te permend asnje emer nga DEPUTETET qe jane sot ne parlament , se kush ka shpetuar vllan nga burgu dhe kush ka shlyer borxhet e kazinove, kam nje sqarim te shkurter

Une kam nje VELLA qe quhet Lefter Murrizi dhe qe vazhdon te jete mesues ne fshatin tim te lindjes SULZOTAJ prej 24 vitesh. Nuk ka dhene doreheqien asnjeher sepse nuk ka frike nga VETINGU. Ne dasem te Vellait nuk kam patur as Turq as Rus si kumbare por vetem njerez te FISIT tim te nderuar dhe plot MIQ e SHOK te TIJ. Vete personalisht kam qene disa here ne Monte Carlo por nuk kam luajtur kurre kumbare sepse besoj ne ZOT dhe e di qe kumbari eshte HARAM

Nuk kam luatjur kurre bixhoz sepse nuk kam kunat te pasur qe te me shlyej borxhet, Kunati im nuk eshte milioner por VETERINER dhe punon tek nje kompani private qe nuk ka zyrat tek SHERATONI por i ka stallat e pularise ne Kavaje. Prinderit e mi jane ne pension njelloj si prinderit e “ liderit” endrimmtare. Edhe vjerrin e kam pensionist njelloj si “ lideri” por me nje ndryshim te vogel. Vjerri im nuk nderton pallate diten qe tja prishi sulltani i surrelit naten dhe pastaj te shkoj avokatja e popullit ne Strasburg dhe te fitoj 17 milon EURO demshperblim, e pastaj ti thote dhenderrit qe avokaten e pallatit ta bejme avokate te POPULLIT me konsensusin e plote te sulltan Rames se dyte te Surrelit te pare

Bile vjerri im eshte shume i merzitur qe nuk ka asnje shoqe deputet!!!! Edhe une u tremba shume nga termeti i 26 nentorit, por ai shejtan Kunati im nuk ka muhabet as me Papulin e as me Carapulin qe te kisha mare edhe une dy vila per 50 vjet sa te “riparoja” shtepine qe kam

Sa per “pritjen” e Victore Emanuelit si mbret te Italise ne Shqiperi ne maj te vitit 1941 venien kurore te Tij, nuk e kam patur ate fat e mundesi, sepse une kam lindur ne prill 1968 , por eshte shume me mire te Prisja mbretin e Italise apo te kujdo vendi tjeter, sesa te takoja te puthja dhe tu nenshtroja Sorrosit te madh apo Leksit te “njome”

Bile bile eshte shume e shume me mire te presesh nje MBRET sesa te perulesh si zarbo ne gjunje perballe nje punonjesi te rendomte te çdo mbreterie apo perendorie qe ka ardhur ne Shqiperi si punonjes Ambasade. Te ftoj te behesh nje here te vetme BURRE dhe te flasesh me EMRA DHE FAKTE konkrete e jo te besh derr derr si i gjithe ditur e te pergojosh me pa te drejte cilindo qe nuk te njeh per mender lider

Ps: Ahhhh se harrova. Une kam thinja ne koke se nuk pelqej ngjyre tjeter veç asaj qe me ka dhene I MADHI ZOT, nuk njoh parukier qefli dhe pertoj shume te mbaje çader me vete


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *