Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Myslim Murrizi bën komentin epik për marrëdhënien Rama-Basha: Kur ke menderen e pulës së fushës…. vdès nga hemoragjia

Deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar në emisionin “Aktualitet” në Fax News se në betejën mes Bashës dhe Ramës nëse happen listat do e fitojë opozita. Sipas Murrizit, kjo është mënyra më e mirë për të rrëzuar kryeministrin aktual, i cili zëvendësoi drejtorin e emergjencave civile kur vendi u përball me fatkeqèsinë e tèrmetit dhe mjekun ínfeksionist kur ra pándemia e korònavirusit.

“Partia Demokratike nuk fiton, 1 milion përqind. Kjo është betejë mes dy individëve. Myslym Murrizi nuk ka qenë spiun i sigurisë së shtetit dhe nu kam ardhur me porosi të xhaketave të bardha dhe as nëna, as baba, as halla, as tezja, as qentë e lagjes nuk i kam patur të PPSh-së. Kjo është betejë mes Bashës dhe Ramës po su hapën listat.

Asnjë votë e demokratëve poshtë që vuajtën në kurriz reprezalen 2013-2017 të LSI ku ishin e ku nuk ishin nuk ngjitet pse puthen këta këtu lart. 1 milion përqind i sigurtë si njeri që e njeh PD më mirë se Basha. LSI vjen me rrënjë nga e majta ekstreme. Është ndarë nga Nano.

Me lista të hapura fiton opozita sepse anti qeveritar, anti komunistë ka më shumë njerëz, individë burra dhe gra që marrin vota më shumë dhe e pèrmbysin ekipin e Ramës. Kurse me këtë ligj votohet kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës se janë në marrëveshje bashkë dhe ky është fati i keq. Disa kohë thoshte u plasarit çatia, ky zëvendësoi Haki Çakon si drejtor i emergjencave civile, pastaj Pëllumb Piperon, thoshte ka aq sèmundje. Ne nga Myzeqeja themi “Kur ke menderen e pulës së fushës mos kërko të bësh vezën e patës se vdes nga hemoragjia”, tha Murrizi.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *