Ai kishte thyer paragjykime dhe mure ndaj personave me aftësi të kufizuara me fjalët e tij, gjestet e tij që e shndërruan muzikën në një mesazh më të fuqishëm sesa harmoninë e tingujve.
Dhe bëhet fjalë për muzikantin e njohur italian Ezio Bosso i cili ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Bolonjë ditën e sotme.
Dirigjent, kompozitor dhe pianist bëri histori në muzikën italiane. Por një sëmundje e rëndë e detyroi të tërhiqej nga skena në shtator të 2019 kur deklaroi: Nuk mund të luaj më.
Anëtarët e familjes ju kanë kërkuar të gjithëve që të respektojnë privatisinë e tij në këto momente personale dhe intime. Funerali do të zhvillohet në masa rreptësishtë private.