AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mustafa i përgjigjet ‘flakë më flakë’ Ramës: Nuk ta uroj ta provosh Jugosllavinë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Samitin e Ohrit, për krijimin e shengetit ballkanik. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa.

“I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”, – ka shtuar ai.

Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një mini-shengen, duke cilësuar si mini jugosllavi, ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

Ndërkohë ditën e sotme kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se është i befasuar me deklaratën e tij.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë, të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante.”- tha Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *