AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Murtaja e rilindjes”, Meta nuk përmbahet para gazetarëve: Më thoni a ka vend në botë që rri 1 minutë pa Gjykata?!

Presidenti Meta e ka quajtur celulë të rrezikshme ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, pasi depozitoi në SPAK një kallëzim ndaj saj, ku e akuzon për shkelje të ligjit, dhe tentativë për ti rrëmbyer kpmpetenca institucionit të presidentit.

Meta tha se mbrojtja e Kushtetutës është kryedetyrë për presidentit, që ditë pas ditë po grumbullon prova të reja për grushtin e shtetit që është kryer nga ”Rilindja”.

“Mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është detyrë mbi vetyrat për çdo shqiptar të ndeërshëm, dhe është kryedetyrë për Presidentin. Nuk ka ndodhur akt më i rëndë ndaj shtetit shqiptar, ku është përfshirë dhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së drejtësisë, që ka tentuar grusht shteti duke rrëmbyer haptazi një kompetencë që Kushtetuta ja jep vetëm presidentit.

Tashmë padia dhe kallëzimi është dorëzuar edhe për titullarë të lartë të Misnitrisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë, ndërkohë që po analizojmë dhe prova të tjera që na kanë ardhur”, u shpreh Meta, që nuk nguroi të fliste as për tubimin e 2 Marsin që sipas tij, synon të bëjë të qartë rrezikut që i kanoset Kushtetutës nga ”murtaja rilindje”.

“Në 2 Mars të gjithë shqiptarët në Bulevard, në Tiranë, për të bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën dhe jo me presidentin Meta, për ta bërë të qartë se rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje dhe jo Partia Socialiste”, u shpreh Meta, të cilin gazetarët e pyetën nëse akti i tij ishte dëgjuar në ndonjë shtet tjetër që vepron si republikë, ku presidenti zgjedh që të dalë në shesh.

“Më thoni a ka ndonjë republikë në botë dhe në Europë, të një vendi që synon çeljen e negociatave me BE-në, ku në mënyrë mafioze i rrëmbehen presidentit kompetencat? Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar që dëshiron të jetojë në liri dhe në demokraci.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë, nuk ka vend në Europë që të ketë 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese, nuk ka vend në Europë që të ketë qendruar 1 minutë pa Gjykatë të Lartë, nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të ketë zgjedhje një partiake.

Provat vazhdojnë, implikimi vazhdon, në 2 Mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e të drejtës në Shqipëri”, u shpreh Meta me tone të larta përballë gazetarëve.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *