Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Murrizi pi kafe me Dashnor Dikon dhe i merr premtimin për votën: Kam që nga 1992 që nuk votoj…

Deputeti Myslym Murrizi i cili së fundmi themeloi dhe partinë e tij, LDSH dhe do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit dhe pse jo të rrëmbejë ndonjë mandat ka nisur takimet në terren. Së fundmi i ka pirë një kafe dhe me Dashnor Dikon, i cili i ka zbuluar që nuk ka votuar asnjëherë që pas marsit 1992, pasi në pushtet kanë qene horrat dhe hiprokitët duke aluduar se në këto zgjedhje do votojë Muslim Murrizin.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se qytetarët janë lodhur nga këto hipokritë që kanë rrëmbyer shtetin dhe e vetmja gjë që bëjnë është të zihën se kush mashtron më shumë. Tani shtetit i duhet një frymë e re dhe se ai është i gatshëm ta bëjë këtë gjë.

Postimi i plotë i Murrizit:

Nje kafe me Dashnor Dikon ne fshatin Adriatik te bashkise Divjake
Nuk kam votuar ndonjeher tha Dashnori pas 22 marsit 1992 per hipokritet komunist qe kane qeverisur Shqiperine prej 28 vitesh duke vjedhur se bashku e duke mashtruar Shqiptaret sikur “zihen” me njeri tjetrin
Me 25 prill do te votoj patjeter kundra mashtrueseve qe jane ndare ne tre tufa dhe nderrojne karriket e pushtetit me njeri tjetrin duke u tallur me Shqiptaret.

Kujtojmë se Murrizi ishte deputet i Partisë Demokratike, dhe se doli kundra djegies së mandateve dhe vazhdoi të qëndronte në parlament për të mos humbur postin si deputet.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *