Deputeti Myslim Murrizi ka mbajtur një fjalim me doza të forta iroie dhe humori në Kuvend, kur foli për marrëdhënien e zbutur mes institucionit të presidentit dhe kryeministrisë. Teksa foli për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në Qershor, për të cilën tha se ishte kundër, Murrizi pyeti mazhorancën nëse e kishin pyetur ”kapon”, dmth Ilir Metën për këtë vendim.
“A jeni konsultuar me kapon për afatin 30 ditë, se na vjen një mesazh nga llozha dhe shkarkohet Ulsiu, flisni para me të dhe mos hajdeni këtu të painformuar. Ju jeni ndarë formalisht me njëri tjetrin, si ato familjet që bënin divorcë për të marrë sa më shumë rracione në komunizëm. Se nga i gjeti Blushi (i referohet Tedi Blushit) që 84 deputetët për Kodin Penal ishin të ligjshëm, kur ska lënë mejhane pa thënë të kundërtën. Nuk e di sesi i gjeti 84 deputetë, kur të hap kamerat dhe ti shoh mbase do dalë që ka ardhur për të votuar dhe gardiani (Meta) për të votuar.
6 mijë gjoba që prenë policët në rrugë, që janë marrë 40 ditë me këtë punë nuk dinë ata, as ata deputetët e tjerë që votojnë, se unë dal të premten dhe them që ata bëjnë shaka. Pyeteni gardianin tuaj, çfarë kam vënë re këto ditë në këtë propagandën e ERTV-së, hapen hotelet thonë, po kush do të flejë aty, për çfarë e bëni? Do ti lejoj unë thotë sulltani që burri dhe gruaja të lëvizin njëri para njëri pas në makinë, po pse mo në gjumë çfarë bëjnë këta, a flenë bashkë në krevat? Po themi shumica se ka dhe nga ata që nuk flenë me gratë.
Më thoni kategoritë që i kanë fituar pagat e luftës. Unë nuk e di sesi dhe qysh shqiptarët i lini në arrest shtëpie, pa iu çuar asnjë lekë dhe pa i përkrahur, që minimalisht të mbajnë familjet e tyre me bukë. A keni menduar që të jepni ndonjë kokërr leku për bujqësinë, unë nuk e di se ku po i çoni miliona eurot që janë dhënë. Shqiptarët nuk i kanë ruajtur masat që ken i marrë ju por i ka dashur Zoti”, përfundoi Murrizi.