Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Me këto batutat 2 lekëshe ik rrèj katundarët e Myzeqesë”, plas kèq mes Murrizit dhe Mërtirit, deputeti nuk ia përton: Je vite dritë larg Myzeqarëve ti

Deputeti Myslim Murrizi është pèrplasur ashpèr mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri gjatë një dèbati politik në emisionin Open. Teksa po flisnin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe manovrat politike të mazhorancës për ‘mbylljen’ e listave të hapura, dèbati kaloi në nivel personal, ku analisti iu kundërve deputetit Murrizi duke i thënë se më batutat e tij 2 lekëshe mund të rrèjë vetëm katunarët e Myzeqesë.

Pjesë nga dèbati:

Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrèj ata katunarët e Myzeqes. Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve

Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhbete se s’të shkojnë fare. Murrizi: Ore i bëj me ty unë

Mërtiri: Po bëj ca të duash. Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hic

Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argumet është dobësi. Murrizi: Po ca po të thash personale unë.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *