Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Murrizi flet i bindur: Do bëj pakt edhe me djallin për të hapur listat

I ftuar në emisionin Open deputeti Myslim Murrizi është shprehur i vendosur se do që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit, duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës.

“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën. Kur mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura. Dua ta ul nga 5% në 2%.Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat. Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim,”-tha Murrizi.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Opozitës Parlamentare kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të preket edhe sistemi elektoral.

Në nismën e deputetëve të opozitës së re në Kuvend, kërkohet që zgjedhja e deputetëve të bëhët përmes sistemit proporcional me konkurrim rajonal. Drafti është firmosur nga Myslim Murrizi dhe krerët e grupeve të opozitës në Kuvend. “Neni 64 ndryshohet si vijon: 1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2.Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”, theksohet në amendamentin kushtetutës të opozitës në Kuvend
Në draftin e pakicës në Kuvend theksohet se partitë politike nuk lejohet të bëjnë koaliicone parazgjedhore, por vetëm pas zgjedhjeve.

“Neni 2 Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”, thekson drafti i opozitës parlamentare.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *