Presidenti i vendit Ilir Meta në një prononcim për mediat është ka folur për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri.
Meta u shpreh se nuk ka diskutur për këtë çështje dhe se ky vendim duhet të merret në diksutim me parlamentin.
“Nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë mendoj se çdo vendim duhet të merret me dialog të qeverisë me parlementin dhe institucione të tjera, se marrja përsipër një përgjegjësie të tillë është e madhe.Nuk dëshiroj që të bëj komente dhe debate. Është e rëndësishme që në këtë çështje të ecim në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.”
(M.Q/Faxweb)