AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mund të shpërthejnë viroza”, Malaj thirrje qeverisë të marrë masat: Duhet plan kombëtar veprimi pas tërmetit

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj i bëri thirrje qeverisë që të miratojë një plan kombëtar veprimi për të menaxhuar situatën pas tërmetit. Gjatë një interviste në studion e “FaxNews”, Malaj deklaroi se tani është shumë e rëndësishme që njerëzit të trajnohen për të vënë nën kontroll frikën nga tërmetet.

Duke e ndalur theksin tek banorët që janë evakuuar dhe strehuar në çadra, Malaj u shpreh se në këtë duhet të veprojë Ministria e Shëndetësisë, e cila duhet të kujdeset për vaksinimin e fëmijëve si edhe të ndalojë përhapjen e ndonjë viroze.

“Duhet një plan kombëtar veprimi duke thirrur Këshillin Kombëtar të Prindërve që do të bëjë rakordimet për të bërë terapi në grup apo terapi individuale. Kjo situatë ka kapur edhe prindërit, mësuesit, sidomos ata që japin mësim në zonat e dëmtuara, dhe grupimin e fëmijëve që e kanë ndjerë shumë nga mosha 3 deri në 6 vjeç dhe mosha e sistemit paraadoleshent dhe adoleshenca.

Këto janë grupe që kanë kërkuar më shumë ndihma. Kryefjalë të bisedës së sotme dua të bëj planet kombëtare që Ministria e Shëndeteësisë dhe Ministria e Arsimit duhet të hartojnë. Duhet një plan kombëtar për shëndetin. Kur kemi situata evakuimi është shumë e vështirë për tu menaxhuar dhe duhet shumë kujdes për tu menaxhuar sepse mund të plasin, shperthejnë viroza.

Duhet të vaksinohen fëmijët dhe të bëhet një program i dedikuar për të menaxhuar çdo lloj situate që mund të jetë pas-traumatike. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut mund të na kërkojnë situata që nuk do të kishim kurrë dëshirë t’i kishim”, tha Nora Malaj.

Ish-deputetja e LSI kërkoi edhe nga Ministria e Arsimit që të mësuesit të kenë një fokus më të veçantë tek fëmijët për t’iu shpjeguar mbi tërmetin dhe për t’i trajnuar sesi duhet të sillen nëse përballen me një situatë të tillë.

“Personeli i shkollës duhet të mësojë nxënësit për evakuim dhe për daljen e emergjencës. Pothuajse të gjitha shkollat nuk kanë pasur emergjencën. Është shumë e nevojshme që të ngrihen qendrat e këshillimit. Duhet të krijojmë gjuhën e komunikimit në familje. Frikërat që do të kenë fëmijëert do të duhet kohë t’iu ikin. Prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet edhe terapi në grup.

Studentët e degës së psikologjiosë dhe të shkencave spciale mund të bëhen pjesë e vullnetarizmit. Kjo është detyrë e MASR. Rektorët e universiteteve të bëhen të gjithë bashkë për të nënshkruar një memorandum dhe ky vullnetarizëm për studentët le të jetë vlerë kreditesh. Prindërit nuk duhet të shfaqin frikë tek fëmijët. Duhen trajnuar edukatorët dhe mësuesit”, deklaroi Malaj.

Ajo pati një thirrje edhe për mediat, duke kërkuar që nëpër studio të ketë më shumë ekspertë që shpjegojnë me raste konkrete sesi duhet të menaxhohet frika dhe ankthi kur dëgjojmë lëkundjet e tokës dhe përballemi me një tragjedi.

“Më pas duhet edhe trajnimi i mediave që të japim informacione edukuese. Të ketë edhe një numër të dedikuar për të gjithë qytetarët, që mund t’u jepet mediave dhe më pas ata ta shpërndajnë në instancat përkatëse. Nga tërmeti të gjithë kanë frikë, por është shumë e rëndësishme të menaxhohet frika, prandaj ekspertët duhet të jenë prezentë në media duke treguar edhe raste konkrete”, deklaroi Nora Malaj për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *