Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se po rriten ritmet e të prekurve me më shumë se 300,000 raste të regjistruara tashmë dhe infeksione të raportuara nga pothuajse çdo vend në botë.
Ghebreyesus bëri thirrje për angazhim politik global për të ndryshuar trajektoren e pandemisë, duke i nxitur vendet të marrin masa mbrojtëse dhe sulmuese.
“Por ne nuk jemi të burgosur nga statistikat. Ne nuk jemi kalimtarë të pafuqishëm. Mund të ndryshojmë trajektoren e kësaj pandemie”. tha ndër të tjera kreu I OBSH-së.
“U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 rastet e para të Covid-19, por u deshën vetëm 11 ditë për 100,000 rastet e dyta, dhe vetëm katër ditë për 100,000 rastet e treta”, “Kërkesa që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe masa të tjera për distancimin shoqëror janë një mënyrë e rëndësishme për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe blerjen e kohës, por ato janë masa mbrojtëse. Për të fituar ne duhet të sulmojmë virusin me taktika agresive dhe të shënjestruara – duke testuar çdo rast të dyshuar, duke izoluar dhe kujdesur për çdo rast të konfirmuar dhe gjurmimin dhe karantinimin e çdo kontakti të ngushtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.