Kryeministri Edi Rama, ndërsa ishte live në emision, në të njëjtën kohë po zhvillohej debati mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Rama u shpreh se këto komente të presidentit i konsideron ‘muhabet zhele’ dhe e folur e një ‘kalamaje kastravec’.
Rama:
Jo unë komentin që bëj e bëj duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojnë. Më 25 prill përveç të tjerëve duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një presidentin zhele. Është e pakonceptueshme për një vend si Shqipëria, anëtar i NATO-së pret stërvitjen më të madhe të organizuar nga NATO në këtë pjesë të botës. Është vend për BE dhe ka marr dritën jeshile për çeljen e negociatave.
Të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë, problemi është çfarë Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen, një Shqipëri që të kthehet në duart e Metës dhe Berishës dhe të futet në një kurs përplasjesh me botën, apo një Shqipëri që të çlirohet nga Meta dhe Berisha dhe ti japi opozitës një arsye të reflektojë rreth vetvetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh. Kjo është zgjedhja
Pastaj të komentosh një njeri që është jashtë binarëve dhe është fatkeqësi që Shqipëria është pa President sot dhe është duke u kthyer në një agjitator të dhunës dhe nuk ka po të arrihet të flitet si një kalama kastravec, më fal si kastravec se fëmijët janë më të përmbajtur, është një muhabet zhelesh që nuk e di si u katandis kështu dhe më 25 Prill shqiptarët të vendosin me çfarë duan të përfaqësohen në botë dhe si do të jetë ky vend jo për 4 vite por në të ardhme.
(R.G/Faxweb.al)