Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se atë dhe Ilir Metën i ka ndarë fushata e zgjedhjeve parlamentare të 2017.
Kryeministri sqaroi edhe njëherë në Open që nuk e zgjodhi ai Ilir Metën President, por ishin votat e këtij të fundit që ia mundësuan këtë gjë.
“Mua me Ilir Metën me ka ndarë fushata e 2017. Ilir Meta ishte në atë moment kërcënimi real i reformës në drejtësi dhe vetë mazhorancës. President Ilir Metën nuk e kam bërë unë. E kanë bërë votat e tija. Nuk kam pasur votat që të bëj dikë tjetër. E vetmja mundësi në atë kohë për të bërë një zgjedhje që mu duk e arsyeshme. Nuk e kam menduar kurrë se do të lajthisë në këtë mënyrë. Pa votat e Ilir Metës nuk zgjidhej presidenti. Ka qenë moment shumë kompleks. Këtu nuk është çështja se ne kishim zgjedhje tjetër. Pala tjetër ishte në çadër. Zgjedhjet nuk do prodhonin asgjë, por do fusnin në konflikt gjithë dynjanë. Ajo ishte mënyra e vetme për të shkuar në zgjedhje,” u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)