Grida Duma ka denoncuar të fortin e Rrogozhinës i cili me badge fallco si përfaqësues i KQZ-së u kishte kërkuar komisionerëve të vazhdonin punën, ndërkohë që më parë ishin raportuar probleme.
Duma deklaroi se ky person pas kontrollit i rezultoi me emrin Ervis dhe nuk kishte lidhje me KQZ-në. Pa kësaj, Duma tha se u detyruan të mbajnë vendin me forcë derisa të mbërrinte shefi i komisariatit i cili ishte n nj vdekje në Tiranë.
Grida Duma:
Në Rrogozhinë kam qenë unë. Aty janë tre banda, i njohin ata të Rrogozhinës, s’ka nevojë ta dinë të gjithë shqiptarët. Më lajmëruan se kishte problematike. U ndalua procesi. Pastaj njëri nga këta, si me muskuj, kishte shkuar si përfaqësues i KQZ-së dhe me ‘badge’ u kishte thënë komisionerëve të vazhdonin punën. Më lajmëruan sërish. Më thanë që ka shkuar njëri dhe u thotë të punojnë. Ma kalo në telefon u thashë. Ma kaloi. I thashë kush je ti zotëri, nuk më tha emër, u nisa për Rrogozhinë.
Mora KQZ-në dhe me badge-n e tij kërkova verifikimin. Rezultoi që ky me emrin Ervis a diçka e tillë ishte futur aty me badge false, nuk kishte lidhje me KQZ-në. Çfarë s’kemi bërë atë ditë. E kemi mbajtur vendin me forcë deri sa të vinte shefi i komisariatit që tha se ishte në një vdekje në Tiranë. Më është dukur vetja si forca militare. Bëmë kallëzimin dhe në fund e transferuan nga SPAK tek prokuroria e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral.
(r.g/faxweb.al)