Emisioni Identitet i Aida Shtinos ka trajtuar mbrëmjen e sotme mrekullitë e piktorit shqiptar Onufri të gdhendura në kishat tona.
Konkretisht, mbrëmjen e sotme është folur për kishën e fshatit Shelcan të Elbasanit. Të ftuar në studion kanë qenë Akilino Palushi, piktor dhe studiues, si edhe Gentian Stratoberdha, arkitekt, skulptor.
Stratoberdha ka dhënë detaje nga krijimi i kishës së Shelcanit dhe gjendjes së saj aktuale, duke përmendur ccarjen që i ka ndodhur kishës por edhe pikturës së famshme të kësaj kishe. Ai shtoi se ndërhyrjet e shumta që i janë bërë në periudha të ndryshme e kanë ndihmuar kishën që të ruhet.
Skulptori ka zbuluar dhe një detaj interesant nga ambientet e kishës. Specifikisht bëhet fjalë për hajatin, ku sipas Stratobërdhës, në kohën e mesjetës njerëzit takoheshin për të biseduar mbi bisedat shpirtërore por dhe ato të fshatit. Ai shtoi se hajati shërbente si një lloj media.
“Pjesa e objektit nuk mund të jetë e pavarur nga pjesa e pikturës. Kur objekti vuan, vuan dhe piktura. Ne shohim një pikturë të ccarë. Shohim një objekt që ka një degradim. Pra si objekt mund të vazhdojë të vizitohet. Mund të ketë dhe ceremoni nga komuniteti ortodoks. Por është një moment që duhet trajtuar. Unë them që ka një problem, jo vetëm kisha por dhe vetë fshati Shelca. Gjitheë fshati ka pësuar ccarje për shkak të rrëshqitjeve. Kemi thyerje të Kishës, ajo ka sjellë dhe ccarje të pikturës. Është një kishë shumë e rëndësishme. Është një kishë e tipit bazilik, e fillimi të periudhës pas bizantine. Arkitektura bizantine është një pjesë e ftohtë nga jashtë.
Kjo kishë ka ca arnamente. Ka elemementë dekorativë. Simbolet mund të jenë si pjesë e periudhës më të hershme. Nqs ka pasur një kishe paelokristiane, dhe më vonë është shkatërruar, atëherë është ngritur një e re. Ringritja është pas periudhës bizantine. Aktualisht nuk ka një tavan dekorativ, por që në fillimet e veta patjetër që ka pasur një tavan druri. Piktura nuk është në fazë kritike. Ndërhyrjet e shumta që janë bërë në periudha të ndryshme e kanë ndihmuar. Nuk ka shkëputje, por që patjetër do një trajtim.
Hajati është një fazë e mëvonshme. Kjo ka gjurmë nga ana e veriut. Supozohet se ka pasur një hajat dhe nga veriu. Hajatet bëheshin me fuga. I bashkangjiteshin trupit kryesor të Kishës. Në momente rrëshqitjesh dherash ato fillojën të shkëputen nga njëra tjetra. Njerëzit takoheshin para hajatit, shkëmbenin komunikime. Ishte si një lloj media. Jo vetëm vizive ku shihnin ikonat, por edhe komunikonin. Ata uleshin dhe komunikonin biseda shpirtërore, por edhe bisedat e fshatit,” deklaroi ai.
(E.H/Faxweb.al)